Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Propozimi francez, opozita maqedonase bllokon Kuvendin me vuvuzela

Lapsi.al 15 July 2022
Propozimi francez, opozita maqedonase bllokon Kuvendin me vuvuzela

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhduan përplasjet lidhur me propozimin francez që synon kompromisin me Bullgarinë dhe çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.për Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Opozita maqedonase, e cila e cilëson propozimin si të dëmshëm për interesat e vendit, u përpoq ta pengonte debatin e nisur që nga dita e enjte. Hapja e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut parashikohet të bëhet në dy faza.

Seanca në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut lidhur me propozimin francez vlerësohet si historike nga një pjesë e politikanëve, të cilët synojnë integrimin pa pengesa të vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa pjesa tjetër, ligjvënës dhe eksponentë të opozitës maqedonase e quajnë atë të turpshme.

Ligjvënësit opozitarë po përdorën mjete zhurmuese për të penguar fjalimet e kolegëve të tyre të shumicës parlamentare. Të dy palët hedhin kritika dhe akuza të rënda kundër partive rivale lidhur me interesat e shtetit dhe të popullit maqedonas.

Propozimi francez i ofron Maqedonisë së Veriut hapjen në dy faza të bisedimeve për anëtarësim në bllok. Siç njoftoi dje Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në parlament, Bashkimi Evropian është i gatshëm që brenda pak ditësh të mbajë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, sapo kjo e fundit të miratojë propozimin francez.

Zonja von der Leyen është Presidentja e dytë e Komisionit Evropian që i është drejtuar institucionit më të lartë ligjvënës të Maqedonisë së Veriut. Para saj, Romano Prodi në këtë cilësi pati mbajtur një fjalim në vitin 2001 me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Shkupit me Bashkimin Evropian.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, i cili hapi të enjten debatin duke e arsyetuar propozimin francez, u prit me fishkëllima nga opozita, ndërsa fliste për ofertën evropiane për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme të qytetarëve të vendit të tij dhe mbi pacenueshmërinë e gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas.

Dhjetra deputetë duan të marrin fjalën në debat. dhe në këto rrethana nuk mund të parashikohet nëse debati do të përfundojë brenda së premtes.

Pas fazës së parë të çeljes së bisedimeve, që do të ishte miratimi i propozimit nga Parlamenti në Shkup, faza e dytë duket tepër më e vështirë. Brukseli kërkon rishikimin e Kushtetutës dhe njohjen e pakicës bullgare. Për këtë gjë nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve në parlament,81 gjithsej, për të bërë ndryshime kushtetuese dhe miratuar atë.

Aktualisht, partitë e koalicion në pushtet nuk i kanë votat e mjaftueshme, duke shtuar këtu edhe ligjvënësit e opozitës shqitare të gatshëm për të shprehur mbështetjen./ Marrë nga VOA

Të këshilluara

Ende aktive vatra e zjarrit në Malin e Çikës

Një pjesë e zjarrit në Malin e Çikës është vënë nën kontroll, ndërkohë që situata mbetet kritike në zonën në drejtim të Himarës. Sipas Ministrisë së Mbrojtje...

21:40

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI