Flash

Rusia e dinte: CAS merr vendimin mbi përjashtimin e kombëtareve dhe klubeve nga turnetë Uefa e Fifa

Lapsi.al 15 July 2022
Rusia e dinte: CAS merr vendimin mbi përjashtimin e kombëtareve dhe

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka marrë vendimin duke hedhur poshtë ankimimet e paraqitura nga Federata Ruse kundër UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe ato të paraqitura nga katër klube ruse kundër vetë UEFA-s. Zenit St. Petersburg, Sochi, Cska Moskë e Dinamo Moskë i kishin kërkuar Uefa-s të mund të merrnin pjesë në kompeticionet ndërkombëtare, duke tentuar të ndërprisnin përjashtimin e klubeve ruse nga turnetë.

CAS e motivoi vendimin në këtë mënyrë: "Kolegji e konsideron për të ardhur keq që operacionet aktuale ushtarake në Ukrainë, për të cilat klubet, skuadrat e futbollit dhe lojtarët rusë nuk kanë asnjë përgjegjësi, kanë, për shkak të vendimeve të FIFA-s dhe UEFA-s, një efekt të tillë negativ ndaj tyre dhe mbi futbollin rus. Por këto efekte u kompensuan nga nevoja për një zhvillim të sigurt dhe të rregullt të ngjarjeve të futbollit për pjesën tjetër të botës."

Gjykata e Arbitrazhit të Sportit ka evidentuar se si konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka krijuar rrethana të paparashikuara dhe të paprecedentë, të cilave FIFA dhe UEFA ka qenë e detyruar të përgjigjen. Vendimi i lë kampionët rusë të Zenit jashtë fazës së grupeve të Champions League. Edhe Sochi, i dyti sezonin e kaluar, do të përjashtohet gjithashtu nga shorti për raundin e tretë kualifikues të Champions League, të planifikuar për të hënën.

CAS ka refuzuar edhe ankimimin e Federatës për kombëtaren, e cila do të mbetet jashtë garës. Kolegji i gjykatës do të thirret të vendosë për çështje të tjera që përfshijnë atletë rusë dhe ekipe në sporte të tjera.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI