Flash

Video/ Christian Eriksen firmos me Manchester United 13 muaj pas infarktit: "Vendi perfekt për mua"

Lapsi.al 15 July 2022
Video/ Christian Eriksen firmos me Manchester United 13 muaj pas infarktit:
12 qershori 2021 ishte dita më e keqe e jetës së tij, fare pranë vdekjes në fushë për shkak të një problemi në zemër. Pastaj fundi i lumtur, operacioni dhe gjashtë muajt në Brentford për të filluar të ndihej sërish një futbollist. Christian Eriksen tani është gati për skena të mëdha dhe për tre sezonet e ardhshme, në kohëzgjatjen e kontratës së re, Manchester United do të jetë ekipi i tij dhe Old Trafford shtëpia e tij. Ish-mesfushori i Interit, të cilin zikaltrit u detyruan ta linin të lirë sezonin e kaluar për shkak të rregullave të FIGC që ndalojnë regjistrimin e lojtarëve me probleme në zemër edhe nëse asistohen mekanikisht si në rastin e Eriksenit, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Djajtë e Kuq. "Unë kam ende ambicje të mëdha dhe shumë për të arritur. Ky është vendi i përsosur për mua - komentoi ai -, Manchester United është një klub i veçantë dhe mezi pres të fillojë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI