Flash

Video/ Portieri nuk lëvizte fare, lojtari e goditi penalltinë në anësore: dyshime për trukim, por e vërteta është ndryshe

Lapsi.al 15 July 2022
Video/ Portieri nuk lëvizte fare, lojtari e goditi penalltinë në
Dyshime të mëdha për një ndeshje në Nigeri. Në qendër të vëmendjes ka qenë finalja e Ogun State Cup, e cila u mbajt ditët e fundit mes Ijebu United dhe Remo Stars. Sfida përfundoi pa gola dhe ishin të nevojshme penalltitë për të nxjerrë fituesin. Por pikërisht nga 11 metrat, disa lojtarë janë sjellë në mënyrë të dyshimtë. Tre lojtarët e parë të Remo Stars kanë gabuar penalltitë e tyre. Mund të ndodhë, sigurisht, por ata e kanë bërë qëllimisht. Jo vetëm kaq, në castet e penalltive të Ijebu United, portieri i Remo Stars ka qëndruar në linjën e tij krejtësisht i palëvizshëm, pa u përpjekur as t'ë presë goditjet e kundërshtarëve. Gjërat u bënë edhe më të çuditshme kur një lojtar i Remo Stars bëri goditjen e tij, por e hodhi topin në rivënie anësore. Lojtari vuri duart në kokë për t'i bërë njerëzit të besonin se i vinte keq, por imazhet nuk gënjejnë. Videoja e penalltive u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe natyrisht u fol për trukim ndeshjesh: “Mund ta kishin bërë edhe jo kaq të dukshme”, ka shkruar një përdorues në Twitter. Megjithatë, prezantuesi nigerian Ibukun Aluko shpjegoi se çfarë ndodhi. Pas ndeshjes, ai i akuzoi publikisht lojtarët se e kishin trukuar ndeshjen, por më vonë zbuloi pse lojtarët u sollën në këtë mënyrë. E vërtetë, skuadra e Remo Stars i humbi qëllimisht penalltitë e tyre, jo sepse e kishin shitur ndeshjen, por për të protestuar ndaj arbitrimit në ndeshje: “Kam konstatuar se lojtarët e Remo Stars i gabuan qëllimisht 3 goditjet e tyre të para dhe portieri i tyre gjithashtu qëndroi në vend kur kundërshtarët e tyre realizuan të tyret, në shenjë proteste për arbitrimin e padrejtë në lojë”, ka shkruar ai në Twitter. A mund të jetë e vërtetë? Nuk dihet. E sigurt është se Remo Stars në fund humbi 3-0 me penallti dhe Ijebu United ngriti kupën.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI