Flash

VIDEO/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës bojkotojnë fjalën e Ramës për amnistinë

Lapsi.al 15 July 2022
VIDEO/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës bojkotojnë

Një nga të paktët raste kur Edi Rama nuk ka mbështetjen e plotë nga ndërkombëtarët është fiksuar sot nga kamerat e ERTV-së. Diplomatët e lartë europianë e goditën sot simbolikisht Ramën në takimin për amnistinë fiskale.

Ambasadorja e Francës Elizabet Barsac dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf ishin ulur në rreshtin e parë të të ftuarve në takimin e organizuar nga qeveria për amnistinë fiskale.

Dy ambasadoret para se ta merrte fjalen Rama

Lexo me tej:

Presioni ndërkombëtar po shantazhon trafikantët që të tremben nga amnistia e Ramës

Ata kanë dëgjuar të flasë ministren e Financave, Delina Ibrahimi, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe një barrister nga Britania e Madhe për amnistinë, specifikat e ligjit dhe përfitimet nga nisma.

Por sapo fjala iu dha Edi Ramës, ambasadorja franceze i ka bërë një shenjë atij gjerman. Të dy janë çuar në këmbë dhe kanë braktisur takimin, sikur ta kishin bërë me fjalë më herët.

Ky moment është kapur nga regjia e kryeministrisë, që është përpjekur ta shmangë largimin demonstrativ të ambasadorëve.

Rama duket se ka mbetur keq dhe pas një pauze disa sekonda ka nisur t’u flasë ambasadorëve në mungesë. Në fjalën e tij, kryeministri ka kërkuar respekt nga ndërkombëtarët, që nuk mund ta trajtojnë Shqipërinë si një vend armik.

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër amnistisë fiskale: Favorizon individë më të shkuar kriminale serioze

"Miqve dhe partnerëve europianë dua t’u them që respekti reciprok është ai që me respekt mund të refuzohet çdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vende armiqsh, ndërsa amnistia është bërë në të gjitha vendet që na japin mësim, kjo nuk është asgjë e drejtë, asgjë e duhur që tregon respektin pa kushte që ka Shqipëria ndaj partnerëve të saj" u shpreh kryeministri në fjalën e tij.

FMN “shuplakë Ramës: Amnistia fiskale do pastrojë para të pista

Ndërkombëtarët janë kundër amnistisë fiskale, që rrezikon të pastrojë paratë e krimit dhe korrupsionit, por reagimet e mëparshme të dhomave të tregtisë Rama i ka quajtur "fletërrufe" dhe u ka kujtuar vendeve europiane se edhe vetë ato kanë aplikuar më parë amnisti fiskale.

Pas zhurmës që u bë në shtyp dy ambasadorët, ajo franceze dhe ai gjerman, kanë sqaruar se pse u larguan nga takimi i amnistisë fiskale, pikërisht në momentin që Edi Rama mori fjalën.

Në sqarimin e tyre, Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf, thonë se të dy kishin takime disa minuta më vonë dhe nuk mund të qëndronin dot. "Ne e lamë sot në mëngjes takimin për amnistinë fiskale sepse të dy kishim takime. Ne ndajmë plotësisht pikëpamjet e shprehura nga Delegacioni i BE-së", thuhet në reagimin përbashkët të ambasadorëve.

Por si referimi që ata i bëjnë Komisionit Europian që paralajmëroi se amnistia fiskale "do të dobësojë kontrollin kundër pastrimit të parave si dhe do përbëjë një rrezik thelbësor për reputacionin e vendit" si përkimi i takimeve të tjera pikërisht në atë moment si dhe nervozizmi i Ramës pas largimit, të lënë të mendosh se bojkotin nuk qe fare i pafajshëm.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Europa e pranon: Srebrenica, turpi jonë!

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë folur në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës  në vitin 1995, duke e q...

17:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI