Flash

“Coverciano shqiptare” në duart e Sulejman Starovës: trajnerë me licencën UEFA B edhe Mavraj e Lenjani

Lapsi.al 16 July 2022
“Coverciano shqiptare” në duart e Sulejman Starovës:

Sektori i Edukimit në FSHF përmbylli një tjetër kurs të rëndësishëm për trajnerë në Shqipëri. Bëhet fjalë për kursin e nivelit UEFA B, teksa ka përfunduar me sukses edicioni i tretë në radhë i këtij kursi në zonën e veriut, në Shkodër.

Ky kurs nisi më 14 shkurt të këtij viti dhe zgjati për gati 5 muaj, teksa të gjitha leksionet janë zhvilluar në Shkodër. Një risi e FSHF-së, që i jep mundësinë trajnerëve të “zhvillojnë” kursin në zonën e tyre dhe jo të ndjekin kursin në Qendrën e Ekipeve Kombëtare.

Në seancat mësimore të këtij kursi morën pjesë 22 ish-lojtarë dhe lojtarë aktualë, mes tyre edhe emra mjaft të njohur dhe me kontribut të vyer për Kombëtaren Shqiptare si ish-kapiteni Mërgim Mavraj apo mesfushori aktual Ermir Lenjani, por edhe lojtarë si Gentjan Muça, ish-kapiten i Tiranës, Andra Nikolla, ish-futbollist i Partizanit, Ergi Borshi e Arsen Hajdari, ish-futbollistë të Vllaznisë etj. E gjithë kurrikula që ndoqën trajnerët tashmë të rinj, është përgatitur nga UEFA në bashkëpinim me Sektorin e Edukimit në FSHF.

Kjo e premte shënonte edhe ditën e fundit të kursit për 22 të regjistruarit, të cilët iu nënshtruan një testi final, ndërsa më pas patën mundësi të tërhiqnin edhe kartën e licencimit, përmes një ceremonie modeste të zhvilluar në Shkodër.

Në këtë ceremoni u prezantua edhe Drejtori i ri i Shkollës së Trajnerëve, Sulejman Starova, një emër mjaft i njohur dhe me eksperiencë të gjatë në trajningun shqiptar. Ai u uroi shumë suksese të gjithë të diplomuarve dhe i ftoi të ndjekin dhe të zhvillojnë rrugën e tyre si trajnerë në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI