Flash

Një humbje e veshur me mister: gjendet pa jetë në shtëpi, e dashura e portieres së Francës e Juventus

Lapsi.al 16 July 2022
Një humbje e veshur me mister: gjendet pa jetë në shtëpi, e

Partnerja e Pauline Peyraud-Magnin, portiere e kombëtares franceze të femrave, është gjetur e vdekur në fillim të korrikut. Këtë e raportojnë mediat franceze. Lojtarja që aktualisht luan te Juventusi, është e impenjuar në Kampionatin Evropian që po mbahet në Angli. Trupi i Camille Nell u gjet i pajetë më 4 korrik në shtëpinë e saj në Torino, ku bashkëjetonin dy gratë. Për momentin nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe për ktë motiv ka nisur një hetim. Federata Franceze e Futbollit nuk pranoi të komentojë mbi këtë histori, ndërsa Peyraud-Magnin doli në fushë me kombëtaren në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian.

Më parë, gruaja 27-vjeçare e kishte ndjekur Peyraud-Magnin gjatë përvojës së saj në Spanjë me Atletico Madrid. Hetuesit, të intervistuar nga AFP, shpjeguan se "hetimi është duke u zhvilluar dhe mbetet i mbuluar nga sekreti". Federata Franceze e Futbollit ka kërkuar që të respektohet privatësia e lojtares, ndërsa agjencia që menaxhon interesat e saj ka saktësuar se nuk dëshiron të “komentojë jetën private të Pauline”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI