Flash

Video/ Asllani magjeps Inzaghin: goli i shqiptarit shpëton Interin nga humbja

Lapsi.al 16 July 2022
Video/ Asllani magjeps Inzaghin: goli i shqiptarit shpëton Interin nga

Ndeshja miqësore në Ferrara ndërmjet Inter dhe Monaco përfundon në barazim: 2-2 është rezultati i fiksuar në Mazza, me djemtë e Inzaghit që shmangin humbjen me rikuperim. Francezët kaluan me dy gola në avantazh në minutën e 30-të falë Golovin dhe Ben Yedder, por Gagliardini shkurtoi diferencën në fund të pjesës së parë (42') dhe në minutën e 59-të erdhi goli i parë me fanellën zikaltër për Kristjan Asllanin. Debutim sezonal për shumë emra të mëdhenj: shijuan fushën mes të tjerëve Barella, Bastoni, Brozovic, Calhanoglu, De Vrij dhe Dzeko.

Konfirmime, ide të reja dhe disa nota të gëzueshme për Inzaghin në daljen e dytë verore të Interit të tij. Ndryshe nga testi i parë ndaj Luganos, të cilin e fituan lehtësisht, zikaltrit duhet të kënaqen me një barazim ndaj një rivali të rangut më të lartë dhe patjetër përpara në përgatitje, si Monaco. Në Mazza të Ferraras përfundoi 2-2, me një Inter herë pas here në telashe, por të shtyrë nga karakteri dhe cilësia, në radhë të parë ai i LuLa. Por për të shkëlqyer në sprovë ndaj monegaskëve ishte mbi të gjitha Asllani, i cili konfirmoi përshtypjet e shkëlqyera të daljes së parë në Lugano, duke e kalitur mbrëmjen me një gol, atë të barazimit final pas avantazhit të dyfishtë në gjysmën e parë të firmosur nga Golovin -Ben Yadder. Gjysmë ore lojë për lojtarët e kombëtareve, si dhe për Dzekon dhe Onanën. Përpara fillimit, nga tribunat e Mazzas nuk munguan thirrjet e drejtuara Marottas me kërkesën e zakonshme: "Na sill Dybalan".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI