Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Berisha: Rama takime të fshehta me drejtuesit e SPAK, nuk kam frikë

Lapsi.al 18 July 2022
Berisha: Rama takime të fshehta me drejtuesit e SPAK, nuk kam frikë

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk ndihet i rrezikuar nga asnjë hetim penal ndaj tij.

Në një intervistë për MCN, teksa fliste për shpalljen non-grata, Berisha ka ftuar SPAK që të hetojë çdo akt të tij që prej vitit 1990.

Berisha tha se prokuroria e posaçme është e kontrolluar nga Edi Rama. Madje ai akuzon kreun e qeverisë se zhvillon takime të fshehta dhe gjysmë të fshehta me drejtues të SPAK-ut.

"Në të gjithë karrierën time politike, nuk sulmoj kurrë të huajt nëqoftëse ata nuk kanë shfaqur deklarata dhe qëndrime të papajtueshme, që unë i konsideroj të papranueshme. Nuk kam tendencë, nuk jam ksenofob. Kam bërë gjithçka për të bërë më të mirën e mundshme për shtetet e Europës dhe SHBA. Reagimet e mia kanë qenë gjithnjë reagime ndaj deklaratave të papranueshme nga unë të zonjës Yuri Kim. SPAK kontrollohet fund e krye nga kryeministri Rama. Janë deklaratat e tij kundër SPAK, presionet e tij, takimet e tij të fshehta me drejtuesit e fshat. Unë ndihem zero i rrezikuar. Unë ftoj SPAK të hetojë çdo akt, vendim të Sali Berishës nga 1990 që jam në politikë deri më sot." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Flakët pushtojnë fshatin Piraj në Lezhë

Flakët kanë ‘pushtuar’ fshatin Piraj të Lezhës pasditen e sotme. Zjarri të cilit ende nuk i dihen shkaqet ka përfshirë linjën hekurudhore dhe deri më tani kanë ...

20:21

Zjarr i madh përgjatë aksit Lezhë-Shkodër

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Piraj të Lezhës. Flakët kanë përfshirë linjën hekurudhore, deri tani shkrumbuar traversat prej druri në një gjatësi prej 5...

19:55

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI