Flash

Broja mbetet në Londër për 35 milionë euro: shkodrani kthehet nga SHBA për firmën me West Ham

Lapsi.al 18 July 2022
Broja mbetet në Londër për 35 milionë euro: shkodrani

West Ham është gati të mbyllë me sukses negociatat për transferimin e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë Armando Broja, që në këtë mënyrë do të mbetet në Londër, por me fanellën e Hammers. Cështja është te detajet dhe Chelsea i ka dhënë leje shkodranit të largohet nga turneu në SHBA, ku ndodhej bashkë me skuadrën, pavarësisht zërave për transferimin e tij të mundshëm.

Broja, pasi shkëlqeu në sezonin e kaluar, i huazuar në radhët e Southampton, do të kalojë tashmë te West Ham, që kërkon të formojë një sulm krejtësisht të ri, në kërkim të objektivave të rëndësishëm. Pasi bindën Blues që t'i shesin Brojan për një shifër afërsisht 35 milionë euro, klubi londinez mbetet i interesuar edhe për Gianluca Scamacca, për të cilin prej ditësh ka nisur negociatat me Sassuolon në bazë të 50 milionë euro.

Nëse marrëveshja realizohet, sulmuesi italian në Londër do të gjejë edhe Angelo Ogbonna, te West Ham që nga viti 2015, i cili po rikuperohet pas një dëmtimi të gjatë. Përveç Brojas dhe Scamaccas, Hammers synojnë edhe mesfushorët e Lille, Amadou Onana dhe sulmuesin anësor Jesse Lingard të United.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI