Flash

FOTO/ Tronditen Vllaznia e Laçi, shorti i buzëqesh Tiranës: nëse e kalon Mostar, e treta në Conference League e lehtë

Lapsi.al 18 July 2022
FOTO/ Tronditen Vllaznia e Laçi, shorti i buzëqesh Tiranës:

Skuadrat shqiptare duhet ende të luajnë raundin e dytë të Conference League, por ndërkohë kanë njohur fatin për ecurinë e mëtejshme në këtë kompeticion, gjithnjë nëse arrijnë kualifikimin. Kështu, është hedhur shorti i turit të tretë të Conference League dhe goglat kanë qenë dashamirëse me Tiranën, por jo me Vllazninë e Laçin.

Bardheblutë e Shehit, pasi zbritën nga Champions do të luajnë nesër ndaj Zrinjski Mostar e nëse kalojnë boshnjakët, atëherë do të përballen me fituesen e sfidës Tobol-Linkoln. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vllazninë e Lacin. Kuqeblutë, sikur të mos mjaftojë që kanë një përballje të vështirë të tani, kundër Universitatea Craiova, edhe nëse avancojnë, në raundin e tretë do të gjejë përballë Zorjën.

Laçi, përballet të enjten me moldavët e Petrocub, me ndeshjen e parë në transfertë dhe kthimin pas një jave në shtëpi. Nëse bardhezinjtë kualifikohen edhe në raundin e dytë, do të kenë përballë në të tretin

me fituesin e sfidës Fehervar-Kabala.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI