Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

De Ligt kalon vizitat mjekësore me Bayern Mynih: tani firma e nisja për në SHBA

Lapsi.al 19 July 2022
De Ligt kalon vizitat mjekësore me Bayern Mynih: tani firma e nisja

Matthijs De Ligt është lojtari i ri i Bayern Mynih. Në mëngjes e sotëm, mbrojtësi qendror holandez përfundoi ekzaminimet mjekësore për klubin e tij të ri, pas së cilës shkoi në selinë në Säbener Strasse për të nënshkruar kontratën që e lidh me bavarezët deri më 30 qershor 2027. Rreth 80 milionë euro do të shkojnë për Juventusin, mes pjesës fikse dhe bonusit, ndërsa për lojtarin një pagë elitare, që duhet të jetë rreth 12 milionë neto në sezon. Pasi të kenë përfunduar formalitetet, ai do të fluturojë për në Shtetet e Bashkuara për t'u bashkuar me shokët e rinj të skuadrës, të angazhuar në turneun amerikan.

Marrëveshja përfundimtare mes dy klubeve u arrit natën mes të dielës dhe të hënës, me bardhezinjtë që pranuan ofertën e rritur të Bayern, pasi kishin refuzuar më parë atë prej rreth 60 milionë euro. Ardhja në Torino e Rafaela Pimentas shërbeu për të limuar detajet e fundit, pas së cilës erdhi drita jeshile për transferimin: “Ai është shumë i lumtur, Juve u tregua shumë e aftë”, ishin fjalët e menaxheres që mblodhi trashëgiminë e Mino Raiolas.

Të hënën në mbrëmje, De Ligt u largua nga Continassa, duke përshëndetur një grup të vogël tifozësh të Juventusit jashtë portave dhe duke ndaluar me ta për të nënshkruar disa autografe dhe për të bërë disa selfie. Më pas u zhvendos në aeroportin e Caselle dhe prej andej u nis për në Gjermani. Hollandezi largohet nga Juventusi me 117 paraqitje në të gjitha garat dhe 8 gola në Serie A, një titull kampion, një Kupë Italie dhe një Superkupë të Italisë të fituar. Aventura e tij e re në Bavari është gati të fillojë.

NEUER: "DE LIGT MBROJTËS I MADH, MUND TË UDHËHEQË PRAPAVIJËN"

Kapiteni i Bayern Manuel Neuer, për Bild, vlerësoi De Ligt: "Ai mund të udhëheqë mbrojtjen e ekipit, ai ka karizëm dhe është një mbrojtës i madh. Ai është shumë afër futbollit gjerman. Nuk mendoj se do t'i duhet shumë kohë për t'u integruar. Sjell me vete cilësi dhe vlerë. Gjërat kanë shkuar gjithmonë mirë për ne me lojtarët holandezë, kam luajtur me disa prej tyre. Është e rëndësishme të tregosh lidership në mbrojtje, edhe në aspektin e gjuhës së trupit dhe këtë e bëri shumë mirë David Alaba".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI