Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Inter kishte akord, Juventus ia merr nga duart: Torino pranon ofertën e Juventus për Bremer

Lapsi.al 19 July 2022
Inter kishte akord, Juventus ia merr nga duart: Torino pranon ofertën e

Juventusi fundosi goditjen vendimtare për Gleison Bremer. Pas largimit të De Ligt, drejt Bayern Mynih, klubi bardhezi vendosi të hyjë 'all-in' për brazilianin me një propozim më të lartë se ai i Interit: 40 milionë pjesë fikse plus 7 bonuse. Përgjigja e Torinos nuk vonoi dhe ishte pozitive: ka një marrëveshje mes klubeve dhe tani me stafin e lojtarit mbeten për t'u rregulluar detajet e kontratës (një kontratë pesëvjeçare me vlerë të paktën 5 milionë neto në sezon), pas së cilës Bremer do të jetë në gjendje të bëhet bardhezi.

Zikaltrit ishin përpjekur të rrisnin ofertën e tyre në 30 milionë plus 5 bonuse dhe shitjen përfundimtare - jo më huazimin - e Casadeit, xhevahiri i të rinjve të Interit me vlerë 8 milionë, me të drejtën e riblerjes në favor të tyre. Ajo që Juve vendosi në tavolinë, megjithatë, ishte praktikisht e parefuzueshme.

Pasditen e vonë të së hënës ka pasur një takim mes drejtuesve të Torinos dhe atyre të Interit dhe më pas takimi i presidentit granata Urbano Cairo dhe drejtorit teknik Davide Vagnati me stafin e Gleison Bremer. "Gjithçka shkoi mirë me Interin, patëm një bisedë të mirë. Besim? Po. Koha? Le të shohim, nuk ka nxitim. Merkato e transferimeve është ende e gjatë. Oferta e Juves? Po flasim për këtë me të dy klubet", kishte thënë Vagnati në mikrofonat e Sky në fund të ditës së gjatë të negociatave.

Megjithatë, sfida mes bardhezinjve dhe zikaltërve përfundoi në favor të të parëve, pavarësisht marrëveshjes me lojtarin, i cili tashmë i kishte dhënë përparësi klubit milanez. Sidoqoftë, Juve do t'i ofrojë mbrojtësit brazilian një kontratë pesëvjeçare me vlerë 5 milionë në sezon, kundrejt 4 që Interi donte t'i ofronte.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI