Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Kore e fishkëllima kundër Acerbit, Sarri ndërpret stërvitjen: "Jemi këtu për të punuar"

Lapsi.al 19 July 2022
Kore e fishkëllima kundër Acerbit, Sarri ndërpret

Stërvitja e mëngjesit e Lazios është ndërprerë nga një grup tifozësh të cilët me fishkëllima dhe kore në drejtim të Acerbit, e nervozuan Sarrin deri në atë pikë sa e shtynë të ndalonte punën me skuadrën. Disa mbështetës, me ndihmën e megafonit, filluan të ngacmojnë qendërmbrojtësin: “Acerbi është i lutur të shkojë drejt daljes”, kjo është fraza e përsëritur disa herë, e cila përveçse nuk i ka pëlqyer lojtarit, nuk është tretur edhe nga trajneri bardhekaltër. Pas dy thirrjeve të padëgjuara prej tyre, Sarri ka ndërprerë stërvitjen për të shkuar drejt tifozëve që ishin protagonistët e shigjetave drejt lojtarit, duke u kërkuar të ndalojnë: “Jemi këtu për të punuar”. Përgjigja nga tribuna ishte: “Puno trajner, puno”. Pas pak minutash, stërvitja filloi sërish në mënyrë të rregullt.

Një tjetër episod i pakëndshëm për Acerbin që i shtohet asaj që ndodhi pak ditë më parë: në 10 korrik, në fakt, u desh ndërhyrja e tribunës kryesore në Zandegiacomos për të mbrojtur qendrën. Kori "Acerbi njëri prej nesh" kishte anuluar ofendimet e një grupi të vogël tifozësh në tribunën pas portës. Një iniciativë fantastike, së cilës vetë Acerbi iu përgjigj me mbi një orë autografe në anë të fushës. Nëntë ditë më vonë historia u përsërit.

Për javë të tëra qendra e Lacios përfundoi në listën e lojtarëve në dalje. Në fund të darkës së ekipit të dielën në mbrëmje, presidenti Lotito dhe Acerbi folën me njëri-tjetrin. Numri një i bardhekaltërve dhe mbrojtësi u vecuan nga të tjerët duke qëndruar së bashku për rreth dhjetë minuta. Brenda 10 ditëve Acerbi do të vendosë se çfarë do të bëjë së bashku me menaxherin e tij Pastorello dhe, nëse nuk paraqiten oferta të përshtatshme (Lotito kërkon të paktën 5 milionë euro), ai mund të vendosë të qëndrojë në Romë. Kontrata nuk i skadon para tre vjetësh dhe Lazio nuk ka ndërmend ta shesë lirë, edhe pse mirëkuptimi i dyshes së mundshme qendrore të formuar nga ai dhe Romagnoli, do të komplikohej nga fakti se të dy janë mëngjarashë. Edhe pse problemi i vërtetë i lidhur me qëndrimin e Acerbit në bardhekaltër, vështirësohet nga marrëdhënia aktuale me tifozët.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI