Flash

Mblidhen 23 deputetët e Bashës: Çfarë do bëjmë tani që PD e ka Berisha

Lapsi.al 19 July 2022
Mblidhen 23 deputetët e Bashës: Çfarë do bëjmë

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike janë mbledhur pasditen e sotme në një nga hotelet e Tiranës. Mesohet se në takim janë 23 deputetë që njihen si “mbështetës” të ish-kryetarit Lulzim Basha.

Mediat raportojnë se në takim po marrin pjesë Kreshnik Çollaku, Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Helidon Bushati, Andia Ulliri, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Arbi Agalliu, Lefter Geshtenja, Flamur Hoxha, Eralda Bano, Merita Bakiu, Kastriot Piroli, Ferdinand Xhaferraj, Emilia Koliqi, Seladin Jakupllari, Zheni Gjergji, Dashnor Sula dhe Grida Duma.

Sipas të njëjtave burime iniciatorë të këtij takimi kanë qenë deputetët Lefter Gështenja dhe Flamur Hoxha. Ata u kanë kërkuar kolegëve të japin mendime se si duhet të sillen tashmë që duket se Sali berisha ka marrë të gjitha “frenat” e PD-së. Mediat raportojnë se deputeti Ervin Salianji, ka kërkuar bashkimin me grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai është shprehur se deputetët demokratë duhet të ulen të gjithë së bashku. “Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike” – mësohet të jetë shprehur Salianji. Një pjesë e deputetëve mori pjesë edhe në protestën e 7 korrikut edhe pse ajo ishte thirrur nga Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr te varrezat e Durrësit

Një vatër e re zjarri është shfaqur në varrezat e Durrësit. Një vatër e re zjarri është shfaqur në varrezat e Durrësit. Temperaturat e larta dhe ndezja e qirinj...

18:17

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI