Flash

"Meritonim më shumë". Shehi 'harron' pritjet e Bekajt dhe sheh nga kualifikimi: "Vazhdon të jetë e hapur"

Lapsi.al 19 July 2022
"Meritonim më shumë". Shehi 'harron' pritjet e

“Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe ndoshta meritonim më shumë. Kur e nis lojën me gol bëhet e vështirë dhe të vjen keq që marrim gol shumë të evitueshëm. E dinim që kundërshtari rivënien e ka të gjatë, ndaj ndryshuam qendërmbrojtësin, gabuam, pësuam dhe skuadra pastaj reagoi". Një shpjegim ai i Orges Shehit që nuk frymëzon asnjë nga tifozët e Tiranës që kanë parë në fushë një skuadër të dominuar nga Zrinjski Mostar, që fitoi 0-1, por mund të kishte dalë nga Arena Kombëtare me shumë më tepër gola të shënuar. Tekniku bardheblu, sic duket, i ka harruar pritjet e Bekajt që e mbajtën në lojë skuadrën kryeqytetase edhe për ndeshjen e kthimit dhe merret me mungesën e finalizimit të të tijve, që nuk është patën ndonjë rast flagrant para portës. "Sigurisht që na mungon pak organizimi nga poshtë, se luajmë me dy qendërmbrojtës me të djathtën - tha Shehi -. Mundoheshim që të ulej poshtë Aleksi, por në metrat e fundit nuk ishte finalizimi si duhet, binim shumë shpejt në presion dhe na bllokonin Najdovskin për të dalë para".

Në fund, një gol edhe mund të jetë i rikuperueshëm, por performanca e Tiranës është ajo që i bën të gjithë skeptikë, përvec Shehit: "Skuadra nuk është se u shpreh keq në fushë, përveç disa gjërave të vogla. U mërzita te rasti i fundit se në fund nuk mund të luash me qarkullim topi, por të kërkonin Devid. U rrezikuam për të pësuar golin e dytë. Mendoj se ndeshja vazhdon të jetë e hapur, besimi është prezent se është me vajtje-ardhje”, përfundoi tekniku.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI