Flash

Negociatat nisën, po sa zgjat kalvari?

Lapsi.al 19 July 2022
Negociatat nisën, po sa zgjat kalvari?
Shqipëria si një nga shtatë vendet (Serbia, Turqia, Ukraina, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia) ka hedhur sot një hap përpara duke mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare, që shënon edhe fillimin zyrtar të negociatave më BE-në. Por kjo është vetëm një pikë në rrugën e gjatë të antarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, kur dihet se po ndodh 16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, dhe plot 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat. Në pikën ku ndodhet sot Shqipëria, ajo duhet ti nënshtrohet një procesi rigoroz të shqyrtimit të legjislacionit si vend kandidat për të parë se sa janë ato në përputhje me ligjin e BE-së ose me “acquis communautaire”. Lexo me tej: Andi Bushati: Shqiperia me prane BE, Rama me prane sovranizmit I gjithë proicesi është i ndarë në 35 kapituj negociues, të grupuar në gjashtë grupe, që mbulojnë çdo aspekt legjislativ, të cilat të gjitha individualisht mund të mbyllen vetëm me votimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Por pyetja që shtrohet zakonisht është: kur përfundon ky kalvar i ri dhe kur mund të bëhemi anëtarë me të drejtë të plota të BE-së?  Kroacia që ka ecur më shpejt në këtë rrugë e arriti qëllimin e saj plot tetë vite pas momentit ku ne ndodhemi tani. Por krahas asaj mund të marrim edhe shembullin e dy vendeve të tjera të ballkanit perendimor që janë Mali i zi dhe Serbia. Beogradi i nisi negociatat që Shqipëria po hap sot që në janarin e vitit 2014 dhe tani pas tetë vitesh, ka të hapur vetëm 22 nga 35 kapitujt (gjithsej ka mbyllur vetëm dy 1) Kërkimin shkencor dhe 2) Edukimin dhe kulturën).  Ndërsa Mali i Zi i hapi negociatat në qershor 2012, pra plot dhjetë vite më parë. Nga kjo ditë Podgorica ka mbyllur vetëm tre kapituj nga 35, atë të Mardhënieve me jashtë, Kërkimin shkencor dhe Edukimin dhe kulturën.  Për të kuptuar sa e gjatë është kjo rrugë mjafton të përmendet se Turqia, një vend që ka karakteristika të vecanta, i ka nisur negociatat 17 vite më parë, pra në tetor 2005.

Çelja e negociatave/ Rama mburr në Bruksel me drejtësinë e re

Por edhe me kaq misioni nuk quhet i përfunduar sepse pasi të jenë mbyllur të gjithë kapitujt, duhet që Komisioni ti rekomandojë vendet kandidate për anëtarësim dhe ato të nënshkruajnë Traktatin e Aderimit që specifikon një datë për anëtarësim, duke e bërë atë një “vend aderues”.  Por pastaj traktati duhet të ratifikohet mëvetësisht nga të gjithë (tani 27) vendet anëtare si dhe nga Parlamenti Evropian, i cili duhet të miratojë tekstin me shumicë absolute. Pra ndonëse dita e sotme konsiderohet një ditë feste qëllimi përfundimtar mund të realizohet në rastin më të mirë pas dhjetë vitesh e në atë më pesimist pas dy ose më shumë dekadash. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI