Flash

Zjarri në Lezhë, rrezikohen disa banesa në lagjen "Nënë Tereza"

Lapsi.al 19 July 2022
Zjarri në Lezhë, rrezikohen disa banesa në lagjen

Lagjia “Nënë Tereza” në Lezhë është ende në friken e zjarrit. Lufta me flaket për të mbrojtur banesa e biznese vijon që prej orëve të paradites. Lagjia “Nënë Tereza” ende në friken e zjarrit. Lufta me flaket për të mbrojtur banesa e biznese vijon që prej orëve të paradites.

Zjarri që nisi ditën e djeshme në dalje të Lezhës vijon të jete kritik. Ai u riaktivizua sot rreth orës 10:00 dhe në pak kohe u përhap shume duke krijuar panik tek banoret dhe bizneset që ndodhen ne zone.

Beteja është përqendruar përballe lagjes se Frutores, zone ku flaket janë afruar shumë pranë banesave. Njëra prej banesave rrezikonte seriozisht, por ishte zjarrfikësja e ushtrisë qe ndodhej pranë qe ndërhyri në kohe dhe pengoi zjarrin te digjte banesën.

Situata vijon te jete kritike për shkak te pa mundësisë të zjarrfikësve për të hyre më në thellësi gjithashtu dhe era po ndihmon në përhapjen e flakëve. Ushtria është dislokuar në zonë edhe me trupa, por zjarri kërkon ende kohë për tu vëne plotësisht nën kontroll, gjithashtu kanë ardhur në ndihmë zjarrfikëse nga Shkodra, Tirana dhe Kamza. Në dispozicion janë dhe forca e policisë për mbarëvajten e qarkullimit si dhe për tu ardhur në ndihmë banoreve në çdo moment.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI