Flash

"E di që duhet të shënojë shumë gola": Barcelona prezanton Lewandowskin, debutimi kundër Real Madrid

Lapsi.al 20 July 2022
"E di që duhet të shënojë shumë gola":

Në shtëpinë e Barcelonës ishte dita e madhe e prezantimit të Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtari i ri i blaugranave në çatinë e hotelit në Miami që është akomoduar skuadra. “Faleminderit të gjithëve, mezi pres të fitoj tituj me këtë klub të madh. Do të punoj shumë në fushë. Mezi po pres të luaj ndeshjen e parë, kam bërë stërvitjen e fundit me shokët e mi të rinj dhe ndihem gati", tha polaku.

Ndeshja debutuese me fanellën katalanase për Lewandowskin është një Clasico, edhe pse këtë herë vetëm një miqësore. Polaku so të zbresë në fushë për herë të parë me blaugranat në ndeshjen ndaj Real Madrid që do të zhvillohet në SHBA më datë 24 korrik. "Është fantastike të jesh këtu. E di që duhet të shënoj shumë gola dhe të ndihmoj ekipin, do të jetë sfida ime; jam i uritur për sukses. Ka shumë cilësi në ekip, shumë potencial. Kemi shumë punë për të bërë", përfundoi Lewandowski.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI