Flash

Mungesa e opozitës në çeljen e negociatave. Berisha akuzon Ramën si frikacak

Lapsi.al 20 July 2022
Mungesa e opozitës në çeljen e negociatave. Berisha akuzon

Sali Berisha i është përgjigjur Edi Rama për deklaratën e djeshme në Bruksel se nuk di kush është kush në anën e opozitës, duke justifikuar mungesën e një përfaqësuesi të saj në konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave.

Sipas Berishës mohimi nga ana e Ramës është shenjë e frikës. “Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark. Frikes”, shkruan Berisha mbi videon ku shfaqet kryeministri.

Ky i fundit dje tha se mund të kishin bërë një ndryshim për të ftuar një ose më shumë përfaqësues nga opozita, por shtoi se kanë një problem që nuk lidhet me Brukselin.

“Mund të bënim një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo edhe më shumë se një nga ana e opozitës. Por kemi një problem që nuk është një problem i Brukselit dhe nuk është një problem për t’u trajtuar në Bruksel, që ne nuk dimë kush është kush në anën e opozitës”, tha Rama një ditë më parë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori Shqiptar mbetet në ndikimin e të nxehtit Afrikan duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe temperaturave të larta ku maksimumet priten në qarqet Shkodër...

08:27

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI