Flash

Versioni i Bakayoko për armët e drejtuara në kokë: "Policia vuri jetën time në rrezik"

Lapsi.al 20 July 2022
Versioni i Bakayoko për armët e drejtuara në kokë:
"Unë e pashë veten me armën drejtuar në një distancë prej një metër larg nga unë dhe pasagjeri. Ata i vunë në mënyrë të qartë jetët tona në rrezik". Mesfushori i Milanit Tiemoué Bakayoko është rikthyer për të folur për arrestimin e tij në Milano nga policia, me armë në duar, duke dhënë detaje të reja mbi historinë që u shfaq në një video që u bë virale në internet. “Pasojat mund të ishin më të rënda nëse nuk do të kisha ruajtur gjakftohtësinë time, nëse nuk do të kisha pasur mundësi të bëja punën që bëj dhe të më njihnin në kohë”, ka shkruar ai në historitë e tij në Instagram. "Të gabosh është njerëzore. Çështja janë mënyrat dhe metodat e përdorura, mendoj se kemi shkuar përtej asaj që ishti e nevojshme - shpjegoi Bakayoko - Pse nuk më kërkuan dokumentet thjesht duke më thënë? Në videon e postuar në rrjetet sociale ju nuk shihni gjithçka, kjo është pjesa më e qetë e gjithçkaje që mund të kishte ndodhur." Dhe përsëri: "Cilado qoftë arsyeja që i shtyu ta bëjnë këtë, është gabim të dish se nuk ke siguri për të dyshuarit e arrestuar. Cilat do të ishin pasojat? A do të më kishin çuar në komisariat? Kjo më çon të bëj shumë pyetje. Nuk është e pranueshme të vendosësh kaq shumë në rrezik jetët e njerëzve".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI