Flash

Video/ Kumbulla kap për fyti Edwards e nis sherri: Mourinho qesh me temperamentin e shqiptarit

Lapsi.al 20 July 2022
Video/ Kumbulla kap për fyti Edwards e nis sherri: Mourinho qesh me
Të martën në mbrëmje, Roma e Mourinhos u mposht në një miqësore nga Sporting Lisbona. 3-2 ishte rezultati final në favor të portugezëve, me golat e verdhekuqve që erdhën falë një autogoli dhe Lorenzo Pellegrinit. Një ndeshje padyshim jo miqësore me nervozizmin që ka pushtuar fushën në disa raste. Ashtu si në pjesën e parë, me rastin e penalltisë së dhënë në favor të portugezëve me Kumbullën që u përball me egërsi ndaj Edwards që u pasua nga shpërthimi i një sherri. E gjitha ndërsa në pankinë, me dinakëri, Mourinho qeshi me kënaqësi, duke vlerësuar temperamentin e shqiptarit... Ishte minuta e 27 e pjesës së parë të lojës, kur Ibanez pengoi në zonë Rochinhan dhe arbitri i ndeshjes akordoi një penallti në favor të portugezit. Një episod që ndezi gjakrat, ku Kumbulla që i bëri gjestin e ngritjes kundërshtarit dhe më pas duke u futur në kontakt me Marcus Edwards. Menjëherë shumë nga lojtarët në fushë ndërhynë dhe pasoi një përleshje e shkurtër, fatmirësisht e qetësuar menjëherë nga arbitri. Shumë nervozizëm, por në fushë kishte edhe nga ata që qeshën me të... Ndërsa në fushë shpërthyen trazirat, kamerat inkuadruan pankinën e verdhekuqve, duke treguar një Josè Mourinho mjaft të argëtuar. Me duar në xhepa dhe një buzëqeshje në fytyrë, Special One eci në drejtim të trajnerit të Sporting, Ruben Amorim, ndoshta duke u përpjekur me atë qëndrim të lehtësonte atmosferën dhe të ulte tonin. Pak a shumë si ajo që ndodhi verën e kaluar, kur diçka shumë e ngjashme ndodhi në një test mes Romës dhe Portos.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI