Flash

Video/ Në derbin e Avellanedas gjëra të paparë kurrë: lojtari shembet përtokë i goditur nga një... peshk

Lapsi.al 20 July 2022
Video/ Në derbin e Avellanedas gjëra të paparë kurrë:
Kohët e fundit ndodh të shohim gjithnjë e më shumë gjëra të pabesueshme brenda fushave të lojës. Nga stadiumet më të rëndësishme e deri te ato në periferi, në të vërtetë gjithçka mund të ndodhë në 90 minutat e çdo ndeshje. Por çdo herë tifozët dhe të apasionuarit nuk mund të mos habiten, sepse ndodh diçka jashtë çdo lloj logjike. E ajo që ndodhi në Argjentinë, gjatë derbit të pritur të Avellanedas mes Racing dhe Independientes, futet menjëherë në këtë seri. Shumë shpesh, veçanërisht në ndeshjet më të nxehta, tifozët ekzagjerojnë duke hedhur objekte në fushë: fishekzjarre, bomba tymuese, monedha, çakmakë apo çfarëdo që një tifoz i zemëruar gjen në duart e tij në ato momente. Por që edhe një peshk do të vinte nga tribuna, këtë askush nuk e priste. Kjo ndodhi në minutat e para të pjesës së dytë të Clasicos së Avellanedas, me ndjeshmëri të lartë në qytet, me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Papritur sulmuesi i Los Diablos Rojos, Leandro Fernandez, ra në tokë i goditur nga diçka nga tribuna e Cilindros. Por askush nuk do ta kishte imagjinuar se u godit nga një peshk… Peshku në fjalë u hodh me shumë forcë në drejtim të sulmuesit dhe me saktësi fantastike: Fernandez në fakt u godit plotësisht në fytyrë dhe u rrëzua direkt në tokë. Ndoshta edhe për të ekzagjeruar skenën, 31-vjeçarit i është dashur ndihmë mjekësore, edhe pse pas pak minutash është kthyer rregullisht në fushë pa shfaqur asnjë pasojë. Racing më pas arriti të mbrojë 1-0 (e shënuar nga Hauche me një goditje spektakolare në akrobaci) dhe të sigurojë derbin, por më shumë mundësi nuk do të jetë rezultati ai që do të mbetet i skalitur në mendjet e atyre që e ndoqën ndeshjen.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI