Flash

Ambasadori britanik kundër amnistisë fiskale të Ramës

Lapsi.al 21 July 2022
Ambasadori britanik kundër amnistisë fiskale të Ramës

Pas ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës që u larguan nga i ashtuquajturi “konsultim” publik për nismën e amnistisë fiskale, një tjetër vend i rëndësishëm shpreh shqetësim për të.

Ambasadori britanik Alastair King-Smith tha në një intervistë për Tv Klan se ka pasur diskutime të shumta me qeverinë shqiptare.

“I kemi dëgjuar me shumë kujdes, përfshirë Kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Gjithashtu dhe politikanë të ndryshëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ka një sërë shqetësimesh dhe mendoj se Mbretëria e Bashkuar ndan këto shqetësime me partnerët e saj ndërkombëtarë, si Bashkimi Europian.

Ne jemi të shqetësuar veçanërisht për mënyrën se si masa të tilla mund të shfrytëzohen nga kriminelët apo grupet kriminale për qëllime të ndryshme.

Nuk është mbi bazën e principeve të amnistisë fiskale sepse në një mënyrë apo në një tjetër mund të ketë një ndikim pozitiv, por nga ana negative është se a mund të bëhet diçka e tillë duke shmangur kriminalitetin dhe problemet që masa të tilla sjellin. Këto janë problemet që kemi në diskutimet e tanishme dhe do të vijojmë bisedimet mbi këtë çështje për t’u siguruar se nuk do të ketë impakt

Ne jemi me të vërtetë të shqetësuar për momentin, se propozimi aktual nuk do të shmangë problemet që fola pak më parë dhe situata mund të shfrytëzohet” – tha King-Smith. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI