Flash

Berisha flet për arrestimin e Thaçit, akuza ndaj Ramës

Lapsi.al 21 July 2022
Berisha flet për arrestimin e Thaçit, akuza ndaj Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se Hashim Thaçi u arrestua për shkak se u fut në spiralen e ndryshimit të kufijve të Ballkanit.

Teksa diskutohej prorezoluta për të deklaruar si të pabazuara pretendimet e Dick Marty për trafik organesh në Kosovë dhe Shqipëri, Berisha deklaroi se Rama i sugjeroi Thaçit të takonte Putinin.

Berisha: Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, Rama shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Këtë e ka thënë Fatos Nano. Është deklaratë e Fatos Nanos. Për sa i përket arrestimit të Hashim Thacit duhet tu them të vërtetën: në procesin e arrestimit të tij qëndron një trinom Kremlin- Beograd- Tiranë. Ky e mori e futi Thacin në spirtalet e ndryshimit të kufijve në Ballkan, i sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin.

Ky me Ymerët dhe Klosët e tij janë burime shpifjesh të pafundme. Rama futi udhëheqjen e politikës së Kosovës në një spirale që ndikoi në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë për të gjitha të vërtetat e hetimeve dhe raportit të Dick Marty. Ky që do të bëhet tani patriot, me Baton Haxhiun janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Këta ndërmorën fushatën e asgjësimit të gjykatës ndërkombëtare që tregonte indirect s epo përpiqen të fshehin fajësitë që nuk ekzistonin.

 

E di që në çdo variant del thjesht një argat dhe vasal i Aleksandar Vuçic. Sepse e di që në çdo samit është i damkosur si argat i tij, jo për Kosovën, përkundrazi për planet e Vuçiç, përpiqet në çdo samit t’i bëj retushin. Këto janë një aspekt. Aspekti tjetër është 7 korriku. Kurrë s’e keni parë në këtë platformë të shpërfytyruar siç ndodhi kësaj here. Qëndrimi ynë është pa diskutim ai që ka qenë gjithmonë. Unë e kam shprehur dhe do ta shpreh jo këtu, në OKB, në PE, në Këshillin e Europës.

Të këshilluara

Vidhen lekët brenda Kishës në Korçë

Një Kishë ka rënë pre e vjedhjes mëngjesin e sotëm në Korçë. “Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në hyrje të parkut “Rinia”, në Korçë, është vjedhur një sas...

11:00

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI