Flash

Neuer humbi portofolin, taksisti bëri 120 km e shpenzoi 400 euro për t'ja kthyer: shpërblimi e 'tërboi'

Lapsi.al 21 July 2022
Neuer humbi portofolin, taksisti bëri 120 km e shpenzoi 400 euro për

Manuel Neuer zhgënjen thellësisht një tifoz. Portieri humbi portofolin, që për fatin e tij e ka gjetur një taksist i cili bëri gjithçka për t'ia kthyer. Ai bëri një udhëtim 120 km për t'i dorëzuar lojtarit objektin e humbur dhe, në fund, shpërblimi i portierit të Bayern Mynih dhe kombëtares gjermane e zhgënjeu shumë tifozin.

Hazir, ky është emri i shoferit të taksisë, e çoi Neuerin dhe një mik nga Odeonsplatz në Mynih në një kompleks apartamentesh në lagjen Lehel. Taksisti, sipas Sky Sports Germany, e njohu portierin menjëherë, por nuk donte të shqetësonte 36-vjeçarin e Bayern dhe mikun e tij gjatë rrugës. Taksisti i ka shoqëruar të dy deri në destinacion dhe më pas ka vazhduar punën. Megjithatë, në mbrëmje, kur pastroi automjetin, gjeti portofolin e Neuerit.

Hazir gjeti ID-në dhe adresën e lojtarit. Në portofol kishte edhe 800 euro, një Visa Card Platinum dhe një Mastercard të zezë. Taksisti ishte i vendosur t'ia kthente portofolin pronarit dhe bëri udhëtimin 120 km për të përmbushur misionin e tij. Hazir nuk ishte në gjendje të takonte Neuerin, por megjithatë arriti të dorëzonte portofolin. Në fakt, burri u takua me menaxherin e portierit në Tegernsee, një qytet në rrethin e Miesbach në Bavari. Bashkë me portofolin ai i la edhe të dhënat e kontaktit.

Dy javë më vonë, megjithatë, erdhi zhgënjimi. Haziri ka marrë një fanellë të portierit me postë pa asnjë mesazh apo koment: “Shpërblimi është një tallje. Unë kam katër fëmijë. Nuk mund t'i ndihmoj me fanellën”. Taksisti ishte i zhgënjyer me shpërblimin qesharak, veçanërisht duke pasur parasysh se ai shpenzoi 400 euro për udhëtim.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI