Flash

Pesë herë kampioni i Europës pranë Lazios: Lotito kërkon ti përgjigjet Dybalas te Roma

Lapsi.al 21 July 2022
Pesë herë kampioni i Europës pranë Lazios: Lotito

Lazio dëshiron t'i dërgojë një përgjigje Romës pas goditjes së Dybalas në merkato dhe i favoriti kryesor është ish-mbrojtësi i majtë i Real Madrid. Sipas La Gazzetta dello Sport, bardhekaltrit kanë nisur tashmë kontaktet me menaxherët e futbollistit. Të dhënat janë konfirmuar edhe nga ndërmjetësi Stefano Quadri, i cili deklaroi për mikrofonat e Repubblicas: "Lojtari i është propozuar Lacios dhe do të vinte në Romë me shumë entuziazëm. Presim një telefonatë nga klubi për të nisur negociatat".

Problemi kryesor mbetet paga: braziliani kërkon 2.5 milionë euro në sezon për tre vjet, një investim shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh buxhetin e Lacios. Për këtë arsye, drejtuesit dhe stafi teknik po bëjnë vlerësime të thella për kondicionin atletik të lojtarit, i cili sezonin e fundit në Spanjë luajti vetëm 12 ndeshje në kampionat, nga të cilat vetëm pesë si titullar.

Emri i Marcelos nis të ngacmojë fantazinë tifozët e Lacios, të kënaqur me merkaton e deritanishme, por të impresionuar nga ajo e Romës, e cila po prezantohet në fillimet e sezonit me ambicie të rëndësishme. Përvoja dhe lidershipi që braziliani mund të sillte në shërbim të Sarrit është shumë i lartë (5 trofe të fituar në Champions me Real Madrid), pa përmendur prestigjin që një lojtar i tillë do të sillte në skuadrën bardhekaltër. Tifozët fillojnë të ëndërrojnë, Lotito reflekton dhe merr kohë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI