Flash

Roma, mesfusha në duart e Wijnaldum: PSG fikson çmimin 15 milionë euro, po pranon edhe huazimin

Lapsi.al 21 July 2022
Roma, mesfusha në duart e Wijnaldum: PSG fikson çmimin 15

Jo vetëm Dybala, Roma dëshiron t'i japë Mourinhos një ekip të madh dhe është duke punuar për Georgino Wijnaldum. Holandezi nuk u ambjentua te PSG dhe pas një viti vendosi të ndryshojë ambjent për të gjetur hapësirë dhe për të luajtur vazhdimisht, edhe në kuadër të Botërorit. Ish-mesfushori i Liverpool i është propozuar edhe Milanit, por tani ai është i intriguar nga ideja për t'u stërvitur nga Special One dhe për ta bërë këtë ai është gati edhe të ulë pagën e tij prej 9 milionë euro në vit.

Marrëveshja nuk është e lehtë, por shenja inkurajuese kanë ardhur nga Franca. Për Galtier, trajnerin e ri të parisienëve, Wijnaldum është i transferueshëm dhe Campos ka vendosur çmimin prej 15 milionë euro. Një shifër jo e lartë, por verdhekuqtë do të preferonin ta huazonin lojtarin me të drejtën ose detyrimin e blerjes me një shumë më të ulët. Nën Kullën Eifel janë të gatshëm të flasin për këtë, kështu që në orët e ardhshme do të fillojë një negociatë e vërtetë.

Ai i ish-mesfushorit të Liverpool është një emër që ngacmon imagjinatën e tifozëve që ëndërrojnë të konkurrojnë për titullin këtë sezon. Pas Dybala familja Friedkin, nisur edhe nga entuziazmi i ambjentit, nuk ka dëshirë të ndalet.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI