Flash

Sanches nuk bindet, Milan fut 'mik' Maignan: "E kuqja të shkon"

Lapsi.al 21 July 2022
Sanches nuk bindet, Milan fut 'mik' Maignan: "E kuqja të

Në rrjetet sociale, vazhdon presioni i disa emrave të mëdhenj të kuqezinjve për të bindur Renato Sanches që të preferojë destinacionin milanez, përpara atij parisien. Pas Rafael Leaos, i cili disa javë më parë e kishte ngacmuar në internet duke i dedikuar dy emoji kuqezi, dje ishte radha e Maignan për ta ngacmuar portugezin në Instagram: "Magic" Mike komentoi me një "E kuqja të shkon" në një foto të postuar nga ish-mesfushori i Benfica dhe Bayern Mynih me fanellën e stërvitjes e Lille, e gjitha e kuqe. Një ftesë, aspak e mbuluar, për të fshirë dyshimet dhe për t'i thënë më në fund 'po' Milanit.

Në orët në të cilat vendoset operacioni De Ketelaere, Milani vazhdon të punojë nën rrogoz edhe mbi një objektiv tjetër merkato: Renato Sanches. Portugezi i Lille dukej si një çështje e mbyllur, por ai që i ktheu kuqezinjtë në lojë ishte drejtpërdrejt presidenti i skuadrës franceze, Olivier Letang: “Sanches ka dy mundësi, dy klube të mëdha. Ai do të largohet, në cilin klub nuk e di: e ardhmja e tij do të jetë në Paris ose Milano”. Duke zbuluar kështu se fati i lojtarit mbetet ende për t'u shkruar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI