Flash

Abuzoi seksualisht dhe më pas e vrau Mateon 8-vjeçar, del sot para gjykatës Klodian Çalamani

Lapsi.al 22 July 2022
Abuzoi seksualisht dhe më pas e vrau Mateon 8-vjeçar, del sot para

Gjykata e Fierit do të shqyrtojë sot çështjen e Klodian Çalamani, 38-vjeçarin që abuzoi seksualisht dhe më pas vrau në mënyrë makabre 8-vjecarin Mateo Vasiu. Në ambientet e jashtme të Gjykatës janë edhe familjarët e të miturit, ndërkohë që shoqërimi i Çalamanit do të bëhet nën masa të rrepta sigurie, për të shmangur çdolloj incidenti. Në 15 qershor Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani i akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.

Mateo po luante me biçikletën e fqinjit të tij në rrugët e fshatit Greçalli të Fierit, kur u rrëmbye dhe u vra nga fqinji i tij, në 16 nëntor të vitit të kaluar. Ngjarja e rëndë u zbulua pas kontrolleve të policisë, të cilët gjetën trupin e 8-vjeçarit të groposur në oborrin e banesës së Çalamanit.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI