Flash

Allegri del hapur e i sfidon të gjithë: "Pogba e Di Maria të jashtëzakonshëm, mirë Bremer: titulli detyrim"

Lapsi.al 22 July 2022
Allegri del hapur e i sfidon të gjithë: "Pogba e Di Maria të

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Juventusi është në turneun parasezonal, Max Allegri u dërgon një mesazh të qartë kundërshtarëve: “Ne kemi për detyrë të fitojmë titullin”. Konferenca e parë për shtyp jashtë kufijve të Italisë e trajnerit të Juventus është bërë kështu rasti për një deklaratë programore pa zbukurime e lojëra fjalësh: “Juventusi, si gjithmonë, niset për të arritur të gjitha objektivat, këtë verë erdhën lojtarë të rëndësishëm, disa me përvojë e të tjerë të rinj, për më tepër është viti i dytë kështu që tashmë nisemi nga një bazë e mirë. Pasi mbetëm pa trofe për një vit, për herë të parë në dhjetë vjet, ne kemi për detyrë të fitojmë titullin”.

Allegri e di se ka një grup më të fortë se ai i kaluari në duart e tij, ai e di që të ardhurit sjellin atë cilësi dhe përvojë të nevojshme për t'u rikthyer të ngrihen lart trofe: “Di Maria dhe Pogba janë të jashtëzakonshëm, pastaj kemi një djalë të ri si Gatti dhe të rinj të tjerë që duhet t'i vlerësoj. Jam shumë i lumtur me ardhjen e Bremer, një lojtar fizik me karakteristikat që kërkonim. Nuk ka shumë mbrojtës të atij niveli dhe klubi ka qenë shumë i aftë në zëvendësimin e shpejtë të De Ligt. Jam i kënaqur, por tani po fillojnë ndeshjet dhe ka mbetur vetëm një muaj nga fillimi i sezonit”.

Trajneri i Juventusit kaloi më pas te aktualiteti i afërt, te kundërshtarët e ndeshjes së parë që do të luhet natën mes së sotmes dhe të nesërmes (ora 5 shqiptare), Deportivo Guadalajara. “Është ndeshja e parë, kemi punuar mirë për 10 ditë, tani jam kurioz të shoh si do të sillemi. Nesër do të jetë një provë e mirë për ne, Chivas është një skuadër me vlerë të madhe edhe pse nuk po shkon mirë në kampionat. Ne e njohim mjaft mirë futbollin meksikan, ka lojtarë të mirë, Chivas është një ekip i organizuar, do të jetë e para nga tre ndeshjet që do të na duhen për ta përballuar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI