Flash

FRPD çel garën për pasuesin e Belind Këlliçit

Lapsi.al 22 July 2022
FRPD çel garën për pasuesin e Belind Këlliçit

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur garën për zgjedhjet e lidershipit të ri.

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari ka firmosur vendimin për çeljen zyrtare të garës për kreun e ri të FRPD.

Afati për të dorëzuar kandidaturën është data 28 korrik 2022.

Dokumentacioni i nevojshëm kërkon edhe një CV, letër motivimi, fotokopje të diplomës së arsimit të lartë, si dhe kualifikime të tjera.

FRPD drejtohet ende nga Belind Këlliçi, i cili dha dorëheqjen në 11 nëntor të 2021. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbytet një grua në bregdetin e Durrësit

Një grua është mbytur pasditen e sotme në bregdetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.13, tek “Apollonia”. Burime bëjnë me dije se v...

17:55

#TëLidhurNgaShqipëria

Është verë. Momenti ideal për të eksploruar, thithur jodin e detit, shijuar ushqimet e mrekullueshme, jetuar aventurat, udhëtuar, forcuar lidhjen me natyrën. Se...

17:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI