Flash

I buzëqeshur nga shtrati i spitalit, Haller nuk i dorëzohet kancerit: "Hapi i parë u përmbush, faleminderit mjekëve"

Lapsi.al 22 July 2022
I buzëqeshur nga shtrati i spitalit, Haller nuk i dorëzohet kancerit:
Sebastien Haller nuk i dorëzohet sëmundjes që u shfaq papritur dhe me mënyrën e tij të zakonshme të të funksionuarit rikthehet të komunikojë me tifozët e tij në rrjetet sociale, dy ditë pas diagnostikimit të një tumori testikular që tronditi Borussia Dortmundin dhe gjithë botën e futbollit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili mbërriti nga Ajax në fillim të korrikut për të zëvendësuar Erling Haaland, postoi një foto ku shfaqet i buzëqeshur nga shtrati i spitalit: "Përshëndetje të gjithëve, doja t'ju bëja të ditur se hapi i parë ka përfunduar! Do të doja të falënderoja Borussia Dortmundin dhe ekipi mjekësor që kanë qenë të jashtëzakonshëm me mua. Një falënderim i përzemërt gjithashtu për të gjithë stafin infermieror në spital për mbështetjen dhe vullnetin e mirë". Sipas Bild, në ditët në vijim pasqyra klinike do të jetë më e qartë dhe mund të përcaktohen hapat e ardhshëm dhe kohët e rikuperimit. PËRSHËNDETJA E DORTMUND

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI