Flash

Lewandowski 'i zhvesh' numrin 9 Depay pa pritur miratimin: ka një klauzolë në kontratë

Lapsi.al 22 July 2022
Lewandowski 'i zhvesh' numrin 9 Depay pa pritur miratimin: ka një

Robert Lewandowski do të mbajë fanellën me numrin 9 të Barcelonës pa asnjë lloj dileme. Këtë e ka bërë të ditur Sport, që shpjegon se si është futur një klauzolë në kontratën e polakut që përcakton numrin e fanellës së sulmuesit, i cili së fundmi ka ardhur në Katalonjë nga Bayern Mynih.

Kështu, lojtari i sapoardhur do të mbajë numrin që dallon qendërsulmuesit dhe do ta bëjë këtë pavarësisht se Memphis Depay e mban atë fanellë për momentin. Sipas periodikes iberike, klubi blaugrana ka bërë disa përllogaritje duke supozuar se do të arrijë të marrë të paktën 20 milionë euro nga shitja e fanellave të ish-qendërsulmuesit të Bayern Mynih.

Tani, ka vetëm një gjë për të bërë: të bindë holandezin që t'ia lërë uniformën shokut të ri të skuadrës, gjë që do të ndodhë edhe pa aprovimin e tij. Në këtë kuptim, Barcelona shfaqet optimiste sepse nuk përjashtohet që një nga mënyrat e mundshme për të çliruar numrin 9 mund të jetë shitja e lojtarit që në realitet duket se nuk përshtatet plotësisht me planet e klubit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI