Flash

Ten Hag, i vetmi që pretendon se CR7 nuk do të largohet nga United: "Mezi pres të kthehet"

Lapsi.al 22 July 2022
Ten Hag, i vetmi që pretendon se CR7 nuk do të largohet nga United:

"Të reja mbi Cristiano Ronaldon? Jo, situata është e njëjtë si javën e kaluar. Shqetësimi nuk është fjala e duhur. Unë fokusohem te lojtarët që kam në dispozicion. Ata po bëjnë shumë mirë dhe janë në formë optimale. Mezi pres të kthehet Ronaldo". Kështu është shprehur Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, në një konferencë për shtyp nga grumbullimi i Djajve të Kuq në Australi, për të ardhmen e portugezit. CR7 e ka shprehur hapur dëshirën për të ndryshuar ambjent dhe Mendes, menaxheri i tij, po flet me të gjitha klubet e mundshme që mund të përballojnë Ronaldon ekonomikisht.

Ish-sulmuesi i Juventus nuk është nisur për në turneun australian me shokët e skuadrës dhe qëndrimi i tij në Mançester është ende i pasigurt. Për të gjithë por jo për Ten Hag. Trajneri më pas u fokusua në merkaton e transferimeve: "Kemi shumë ndeshje këtë sezon dhe ka një Botëror midis, kështu që na duhen më shumë opsione. Nuk duhet vetëm një ekip i mirë, por edhe një organikë e gjerë për të marrë rezultatet e duhura në fund të sezonit. Kjo është arsyeja pse - shtoi ai - ne duhet të forcohemi më tej. Po shohim përreth, por duhet të jenë lojtarët e duhur".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI