Flash

Casemiro trondit merkaton: “Neymar? Nëse Psg nuk e do e marrim ne”

Lapsi.al 23 July 2022
Casemiro trondit merkaton: “Neymar? Nëse Psg nuk e do e marrim

Fjalë të destinuara të bëjnë njerëzit të flasin dhe të gjenerojnë thashetheme të tjera për merkaton, ato të thëna nga Casemiro, mesfushori i Real Madrid, që foli për Sport TV në lidhje me bashkatdhetarin e tij Neymar dhe zërat që e shohin të largohet nga Paris Saint-Germain.

Braziliani i Blancos ka folur për thashethemet mbi lamtumirën e mundshme nga Franca të sulmuesit që në realitet gjithmonë e ka mohuar mundësinë e largimit nga skuadra e tij aktuale. Në një përzierje ironie dhe serioziteti, Casemiro jo vetëm që mbrojti vlerën teknike të O'Ney, por hapi një dritare të bujshme për ta parë atë me 'camiseta blanca'...

Pyetjeve mbi bashkatdhetarin e tij, mesfushori iu përgjigj: "Neymar mund të luajë në çdo klub në botë. Nëse PSG nuk e dëshiron atë, e merr Real Madrid. Në rregull?", tha lojtari i Merengues.

Mbetet për tu kuptuar nëse mund të ketë vërtetë një lëvizje të spanjollëve për atë që do të ishte një operacion i bujshëm i merkatos së transferimeve, duke marrë parasysh edhe të kaluarën e Neymar në Barcelonë, skuadra rivale e Realit prej gjithnjë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI