Flash

Da Silva, lojtari i 12-të i Kukësit: Gega siguron kështu mbrojtësin që imagjinonte, braziliani firmos kontratën

Lapsi.al 23 July 2022
Da Silva, lojtari i 12-të i Kukësit: Gega siguron kështu

Kukësi mund të konsiderohet krejtësisht një kantier ndërtimi me 15 lojtarë të larguar e 12 të ardhur, duke qenë skuadra më aktive në zërin e hyrjeve, pas Egnatias. Ebert Cardoso Da Silva është zyrtarisht futbollist i Kukësit dhe lajmin klubi e ka konfirmuar vetë në faqen zyrtare në rrjetet sociale. 29-vjeçari brazilian luan si mbrojtës i majtë dhe ka firmosur për 1 sezon, me opsinon rinovimin edhe për 1 sezon tjetër dhe vjen te Kukësi nga kampionati armen, ku sezonin e fundit ishte pjesë e Norvank.

Braziliani, që ka luajtur edhe në Ukrainë, Bullgari e Brazil me skuadra si Internacional, Botev Plovdiv, apo Metalist, mendohet të jetë një garanci në të majtë. Da Silva është lojtari i pestë i huaj i mbërritur në këtë dritare merkato pas Moraesh, Ilieski, Zivkovic dhe Isic.

“WELCOME EBERT CARDOSO DA SILVA"

✍? Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi i majtë Ebert Cardoso Da Silva është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, me opsinon rinovimin edhe për 1 tjetër sezone, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

⚽️ Ebert vjen te Kukësi nga kampionati armen, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Norvank, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe në Ukrainë, Bullgari e Brazil.

?? Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Ebert dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Ebert! ?

Skeda e Lojtarit:

Emri: Ebert Cardoso Da Silva

Mosha: 29 vjeç

Kombësia: Brazilian

Pozicioni: Mbrojtës”

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI