Flash

Fruta të thata kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, në pranga 34-vjeçari

Lapsi.al 23 July 2022
Fruta të thata kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, në pranga

Një 34-vjeçar është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tij është vënë në kërkim pasi po transportonin kuti me fruta të thata të futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut. Ai u arrestua në fshatin Lin të Pogradecit, ku ngarkesën e kishte në furgonin tip “Ford”.

“Policia Kufitare godet një tjetër rast të kontrabandës me mallra. Vihet në pranga drejtuesi i furgonit që transportonte mallrat e dyshuar të kontrabanduar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec kanë ndaluar në fshatin Lin, Pogradec, shtetasin L. B., me mjetin furgon të markës “Ford”, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra kuti me fruta të thata, të cilat dyshohet të jenë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 34 vjeç, banues në fshatin Lin, Pogradec dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar të tij, shtetasin I. G., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Të këshilluara

Parcela me kanabis në Fier, 4 të arrestuar

Policia e Fierit ka arritur të finalizoi me sukses operacionin ‘Zhavar’ duke vënë në pranga 4 persona me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Ky aksion ësht...

11:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI