Flash

Me pashaporta false/ Kapen në Rinas dy persona nga Siria, 42-vjeçari ishte i shpallur në kërkim

Lapsi.al 23 July 2022
Me pashaporta false/ Kapen në Rinas dy persona nga Siria, 42-vjeçari

NJOFTIMI I POLICISË:

Rinas/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihet në pranga një shtetas sirian i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga dhe një shtetase siriane, e cila tentoi të dilte nga Shqipëria, me dokumente të falsifikuara. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, krahas punës për përballimin me sukses të fluksit të shtuar të lëvizjes së shtetasve shqiptarë dhe të huaj, gjatë sezonit veror, kanë intensifikuar edhe masat për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë ndaluar shtetasin sirian W. A., 42 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Abu Dhabi, për veprën penale "Mashtrime financiare", pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”

U bë arrestimi provizor i 42-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve që dalin nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, shërbimet e Policisë kanë krijuar dyshime për një shtetase të huaj që kishte paraqitur pasaportë estoneze. Pas kontrollit në laboratorin e Policisë Kufitare ka rezultuar se pasaporta që kishte paraqitur shtetasja H. C. kishtetë dhënat e një shtetaseje tjetër dhe kishte një vulë të kontrollit kufitar, të dyshuar të falsifikuar. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetases H. C., me shtetësi siriane, për veprat penale “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI