Flash

Neville në 'sparkatë' ndaj Barcelonës: “Një klub i dëshpëruar. Ja përse kërkon Super League”

Lapsi.al 23 July 2022
Neville në 'sparkatë' ndaj Barcelonës: “Një
Në orët e fundit, Barcelona ka shpallur publikisht pjesën e dytë të marrëveshjes me Sixth Street, fond që do të blejë 15% të tjera të të drejtave televizive të klubit katalanas në La Liga për 25 vitet e ardhshme. Marrëveshja vjen pas blerjes së shpallur më parë të 10% të të drejtave televizive, për shumën prej 207.5 milionë euro (dhe një fitim kapital prej 267 milionë), një shumë e nevojshme për të shpëtuar buxhetin 2021/22. Për këtë cështje ka dashur të flasë Gary Neville përmes rrjeteve sociale, duke mos kursyer kritikat e ashpra ndaj klubit katalanas. Ish-lojtari anglez e komentoi lajmin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar nga Barcelona me disa fjalë të ashpra: "Pse Barcelona ende po e shtyn për Super League dhe e dëshiron akoma? Kjo është arsyeja. Një klub i dëshpëruar me 1-2 miliardë euro borxhe shet të drejtat e ardhshme televizive për të blerë lojtarë sot, me shpresën se kjo do të sjellë menjëherë përfitime. Sikur të hidhte zaret (duke vënë bast)”, ishte komenti i ashpër i Neville.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI