Flash

Video/ Inter befasohet në fund nga Lens: Openda i jep trishtimin e parë Inzaghit

Lapsi.al 23 July 2022
Video/ Inter befasohet në fund nga Lens: Openda i jep trishtimin e

Interi i Simone Inzaghit del i mposhtur në miqësoren e tretë të verës. Në Francë, kundër Lens, zikaltërit bien 1-0 në fund të ndeshjes: në minutën e 90-të, në fakt Openda shënoi golin vendimtar. Pjesa e parë pa shumë emocione: asnjë nga dy skuadrat nuk mundi të gjejë golin e avantazhit. Në pjesën e dytë Interi rriti ritmin dhe, në disa raste, iu afrua avantazhit me De Vrij, Lautaro dhe Lukakun.

Pas ndeshjeve kundër Luganos dhe Monakos, Interi humbi 1-0 ndaj Lens në miqësoren e tretë parasezonale. Simone Inzaghi ndryshoi disa lojtarë dhe la në pankinë Asllanin e dyshen e sulmit LuLa: në vend të tyre, Brozovic, Dzeko dhe Correa. Nisja më e mirë në startin e ndeshjes ishte e francezëve që treguan një kondicion më të mirë atletik se zikaltrit.

Mundësia e parë ishte pikërisht për Lens, me Fofanën që goditi fluturimthi në shtyllën e afërt dhe e detyroi Handanovic të devijojë. Zikaltrit e patën të vështirë të bëheshin të rrezikshëm përpara dhe që shfaqen në sulm pas gjysmë ore me një kombinim të mirë mes Correas dhe Barellas: topi ishte shumë i gjatë për mesfushorin dhe pre e lehtë për t'u kapur nga portieri francez. Dy minuta më vonë Lens kundërsulmoi, duke impenjuar edhe një herë Handanovic, sërisht i vëmendshëm të grushtonte goditjen e Sotoca, përpara se të kapitullonte në fund ndaj devijimit të Openda.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI