Flash

Vijon saga e përgjakshme/ Tjetër atentat mafioz trondit vendin

Lapsi.al 23 July 2022
Vijon saga e përgjakshme/ Tjetër atentat mafioz trondit vendin

Pa u mbushur një javë nga atentati mafioz i mbikalimit të Fushë Krujës ku 3 të rinj u bënë shoshë nga breshëritë e plumbave dhe më pas 2 prej tyre u shkrumbuan makinë, një tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin.

Një person humbi jetën ndërsa një tjetër u plagos rëndë në një atentat mafioz që ndodhi në qendër të Milotit. Viktimë e atentatit ka mbetur Klisman Preçi, 28-vjeç ndërsa Ylli Brahimi 46-vjeç, që e shoqëronte, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Ky i fundit, mësohet se ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.

[caption id="" align="alignnone" width="667"]Screenshot 2022 07 22 11.32.52 Pm Klisman Preçi[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="640"]Atentati në Milot: Ky është Ylli Brahimi, policia pyet 15 persona,  kontrolle për motorin - Vendi Ylli Brahimi[/caption]

Të dy ata u qëlluan sapo dolën nga makina e tyre “Toyota Land Chrysler” me targa të Shkupit e cila është e blinduar. Ndaj tyre ka hapur zjarr një makinë në lëvizje që u gjet e shkrumbuar një orë pas krimit në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës. Brenda në makinë kanë qenë 2 armë kallashnikovë që dyshohet se u përdorën nga autorët në krim.

Preçi dhe Brahimi kanë qenë të dy me precedentë të mëparshëm penalë. 46-vjeçari Në vitin 2003, Ylli Brahimi ishte dënuar për trafik droge. Në janar të vitit 2021 i shpëtoi një atentati në Laç ku mbeti i plagosur. Ai mbeti i plagosur në këmbë, pasi u qëllua nga dy persona që udhëtonin me motor. (video më poshtë)

Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në 14 maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin. Dy kushërinjtë u shpëtuan plumbave. Në këtë rast u dyshua se shënjestër e sulmit me armë ishte Blerim Preçi. (video më poshtë)

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Video-2022-05-15-at-10.24.06-AM-1-1.mp4"][/video]

Ngjarja vjen vetëm 5 ditë pas masakrës së mbikalimit të Fushë-Krujës. Hetuesit kanë dyshime se të dyja ngjarjet mund të jenë të lidhura me njëra tjetrën. Kjo për shkak se i plagosuri Ylli Brahimi ka qënë mjaft i lidhur me njërin prej viktimave të Fushë Krujës.

Policia dhe prokuroria janë fokusuar tek e kaluara e personazheve duke qenë se ngjarja ka ndodhur përpara banesës së Ylli Brahimit një personazh i njohur për policinë. Sipas të njëjtave burime policia po heton tek lidhjet dhe problematikat jashtë vendit.

Ndërsa Klisman Preçit iu bë atentat më 14 Maj të këtij viti, në Ishull Lezhë. Ai udhëtonte me makinë së bashku me kushëririn e tij Blerim Preçi kur rreth orës 20:05 është qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet tjetër. Dy kushërinjtë i shpëtuan plumbave. Në këtë rast dyshohej se shënjestër e sulmit me armë ishte Blerim Preçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Negociatat nisën, po sa zgjat kalvari?

Shqipëria si një nga shtatë vendet (Serbia, Turqia, Ukraina, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia) ka hedhur sot një hap përpara duke mbajtur konferencën e parë ndërq...

19:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI