Flash

Begaj merr detyrën nga Ilir Meta: Të rishikojmë strategjinë e sigurisë kombëtare! Kërkohet unitet

Lapsi.al 24 July 2022
Begaj merr detyrën nga Ilir Meta: Të rishikojmë strategjinë

Bajram Begaj ka folur nga ceremonia e marrjes së detyrës së presidentit të vendit në bulevard duke e cilësuar këtë si një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij.

Begaj u shpreh se do të jetë përkrahës i komunikimit dhe bashkëpunimit të nismave dhe ideve që çojmë përpara shoqërinë tonë.

Presidenti tha se sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim it ë gjitha klasave politike në vendin tonë.

“Kjo është dita më e rëndësishme e jetës sime. Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj historisë së vendit tonë. Do të jem kontribues dhe përkrahës i komunikimit dhe bashkëpunimit të nismave dhe ideve që çojnë përpara shoqërinë tonë.

Dialogu dhe bashkëpunimi, dëgjimi i zërit dhe medias së lirë, respektimi dhe pranimi i debatit mundëson që forca e tij të shpërblehet me mirëqenie për qytetarët. E ardhmja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunimi i klasave politike. Do inkurajoj çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve.

Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi. Jo thjesht sepse ky është kusht për anëtarësimin në BE por edhe sepse ndërtimi i një gjyqësori të pavarur garanton luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Reforma në Drejtësi me ndihmën e SHBA dhe BE po jep frytet e saj. Shpreh mirënjohjen ndaj tyre për ndihmën e pakursyer. Te Shqipëria dhe shqiptarët miqtë tanë do gjejnë partnerin e besuar”, tha Begaj.

Ai bëri thirrje të rishikohet strategjia e sigurisë tonë kombëtare në mënyrë që të punohet për parandalimin e elementëve që kërcënojnë vendin.

“Të rishikojmë strategjinë e sigurisë tonë kombëtare. Të punojmë për parandalimin e elementëve që kërcënojnë sigurinë e vendit tonë. Të punojmë për adresimin e problemeve”, deklaroi Begaj.

Të këshilluara

Bajram Begaj betohet si president në Kuvend

Bajram Begaj është betuar si president në republikën e Shqipërisë në seancën e mbajtur ditën e sotme. Ai përsëriti pas kryeparlamentares Lindita Nikolla beti...

18:06

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI