Flash

Deputetja e PD në ceremoninë e betimit të Bajram Begajt: Berisha e dinte, nuk kishim vendim grupi

Lapsi.al 24 July 2022
Deputetja e PD në ceremoninë e betimit të Bajram Begajt: Berisha

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila është parë shpesh në shoqërinë e kryetarit Sali Berisha, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

Zhupa foli edhe për mediat pas ceremonisë në Kuvend duke lënë të kuptohet se e ka informuar kreun e selisë blu për vendimin e saj që të ishte pjesë e seancës së betimit.

“Presidenti foli si garant që do të qëndrojë mbi palët politike dhe do të jetë aty për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë. Nga puna si deputete e kisha detyrë institucionale që të respektoja Kushtetutën dhe institucionet e vendit. Shpresoj dhe jam e bindur që Bajram Begaj do të dekretojë qeverinë e Partisë Demokratike qoftë me zgjedhje. 

Ç’është e drejta ju e keni parë deklaratën e Partisë Demorkatike. Ajo që ka ndodhur është se PD me të drejtë e ka cilësuar ditën e sotme si ditën e vendosjes së monizmit, sepse siç e thashë edhe unë edhe Presidenti u vendos nga Edi Rama dhe ky është fakt. Prezenca ime këtu, nuk është se kemi pasur një qëndrim apo mbledhje grupi, por një qëndrim zyrtar të PD. Dhe gjithsecili nga deputetët, anëtar të këtij grupi merr një vendim personal nisur edhe nga deklarata. Patjetër që zoti Berisha është në dijeni të prezencës sime sot këtu”, tha Zhupa.

Të këshilluara

Bajram Begaj betohet si president në Kuvend

Bajram Begaj është betuar si president në republikën e Shqipërisë në seancën e mbajtur ditën e sotme. Ai përsëriti pas kryeparlamentares Lindita Nikolla beti...

18:06

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI