Flash

E BUJSHME/ Hakerat nxjerrin online dokumentet e vjedhura në e-Albania

Lapsi.al 24 July 2022
E BUJSHME/ Hakerat nxjerrin online dokumentet e vjedhura në e-Albania

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se pas sulmit që rrëzoi për 3 ditë të gjitha faqet e shërbimeve dhe ato të institucioneve në vend qëndronin shtete dhe jo hakera të rëndomtë.

“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv.

Dhe sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit.

Sepse AKSHI nuk mban të dhëna. Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik tepër të sofistikuar që ka përfshirë në pjesën e kundërsulmit NATO-n. Po punohet me një skuadër përtej skuadrës sonë”, - tha Rama.

Rama hodhi poshtë që qeverisë së tij i ishte vënë një gjobë dhe se nuk ishin cenuar.

Por duket se e vërteta është krejt ndryshe pasi online hakerat që sulmuan Shqipërinë kanë nisur të publikojnë dokumentet e marra në institucionet shqiptare.

Një faqe online e hapur vetëm pak ditë më parë në Rumani nën emrin "Drejtësia e Atdheut" ka nisur të nxjerrë një sërë dokumentesh që në pamje të parë nuk duket të mbajnë ndonjë rëndësi të veçantë.

Ajo që bie në sy është se në krye të faqes qëndron një foto e madhe e madhe shoqëruar me titullin: “Konferenca e Durrësit, çelësi i Ferrit ose fundi i zjarrit”. Besohet se kjo është një mesazh për samitin “Irani i lirë” që do të mbahej në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit në 23 dhe 24 korrik, por që më pas u anulua pas alarmit të dhënë nga Ambasada Amerikane dhe kërkesës së qeverisë shqiptare.

Hakerat shkruajnë se: “Kemi kryer sulme kibernetike për të shprehur urrejtjen dhe zemërimin tonë ndaj qeverisë shqiptare. Terroristët e huaj dhe pastruesit e parave nuk i përkasin tokës së shenjtë. Toka jonë ka nevojë për pesticide për t’u pastruar”.

Dokumentet e publikuara online nga hakerat “Drejtësia e Atdheut” që besohet se janë marrë nga institucionet janë shkresa, emërime, udhëzime apo dhe e-maile të punonjësve të AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit). Madje në një rast është edhe një dokument i firmosur nga vetë drejtoresha e këtij insititucioni Mirlinda Karçanaj.

Hakerat, ende të panjohur se kush qëndron pas tyre kanë vjedhur edhe e-mailet e punonjësve të AKSHI duke i listuar njëri pas tjetrit.

Në faqe janë publikuar edhe të dhënat e pasaportave të dy shtetasve ukrainas si dhe të dhënat e tyre të vaksinimit me doza të Sinovac në Sarandë.

Një tjetër dokument që besohet se është marrë në e-Albania është një certifikatë martese e një çifti shqiptar ku duken qartë të dhënat e tyre personale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Negociatat nisën, po sa zgjat kalvari?

Shqipëria si një nga shtatë vendet (Serbia, Turqia, Ukraina, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia) ka hedhur sot një hap përpara duke mbajtur konferencën e parë ndërq...

19:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI