Flash

Trump pranon se mund të kandidojë sërish për President

Lapsi.al 24 July 2022
Trump pranon se mund të kandidojë sërish për President

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të kuptohej më shumë se kurdoherë më parë, që do të garojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë një fjalimi në Arizona të premten, Trump i tha turmës se mund ta kandidonte sërish, i detyruar nga rrethanat.

“Garova dy herë, fitova dy herë, dhe herën e dytë mora shumë më tepër vota se herën e parë, më shumë se kushdo president tjetër në detyrë në historinë e Amerikës”, tha Trump. “Tani, mund të na duhet ta bëjmë sërish”, shtoi ai. “Dua të them, shikoni se çfarë i ndodhi shtetit tonë në më pak se dy vite, duket tjetër vend komplet. Është e trishtë ta shohësh këtë”.

Trump vijon të pretendojë se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën, pavarësisht se gjykatat tashmë e kanë hedhur poshtë këtë pretendim.

Gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë, Trump zgjodhi si zëvendës Mike Pence, të cilin e vlerësonte shpesh, por nisi ta sulmonte kur ai nuk pranoi të pengonte certifikimin e zgjedhjeve në Kongres, më 6 janar 2021. Një shenjë e çarjes së pariparueshme mes tyre ishte fakti që Pence mbajti një tubim paralel në të njëjtën ditë në Arizona, ku mbështeti një kandidat të ndryshëm nga Trump mes kandidatëve brenda partisë për postin e Guvernatorit të shtetit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI