Flash

Berisha: “Non grata” britanike, akt i tmerrshëm korruptiv

Lapsi.al 25 July 2022
Berisha: “Non grata” britanike, akt i tmerrshëm korruptiv

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar George Soros dhe Edi Ramën për shpalljen e tij “non grata” nga Britania e Madhe.

“Mund t’ju them një gjë, Hasan Zyko Kamberi ishte gjeni kur shkruante: “Me para ia hyn qabesë, shemb vakëfin e Fatimes”! Ky miqtë e mi është një akt i tmerrshëm korruptiv.

Mbetem i vendosur të luftoj për ju korrupsionin me të gjithë forcën tim nga cilido qoftë. Akti vjen në vazhdim të një akti të lobuar në mënyrë korruptive nga Soros dhe Edi Rama gjatë të cilit 1 vit rresht nuk nxorën një fakt të vetëm dhe ju jap fjalën se edhe për 100 vjet nuk nxjerrin dot një fakt të vetëm. 

Pas këtij ju duhej edhe një tjetër akt që thonin se e ka bërë edhe Britania. E gjithë bota po ta bëjë mbi bazë korrupsioni do ta denoncoj.

Asgjë s’më tërheq mua nga kauza e drejtë e përbashkët, lufta kundër korrupsionit e Edi Ramës, lufta kundër korrupsionit të qeverisë, lufta kundër bandave dhe krimit. Por këto nuk janë agjenda jonë. Agjenda jonë është rrëzimi i kësaj qeverie” – tha Berisha gjatë një takimi në Fier ku komentoi edhe ndryshimet në qeveri.

“Ndodhin vjedhje që nuk njohin kufi. Sot shkarkoi Arben Ahmetajn për një aferë e cila ka 5-6 vjet që zien. Janë 420 milionë euro. Pyesni pak për inceneratorin e Fierit, 32 milionë euro që nuk ekziston, i Tiranë 189 milionë euro nuk ekziston.

Ndërtohet bypass i Fierit me 2.3 milionë euro kilometri sepse e ndërtojnë Bankat Europiane. Ndërtohet një rrugë nga tuneli i Krrabës në Farkë, 30 milionë euro. Ndërtohet në Tiranë zgjerimi i unazës, 22 milionë euro.

Vjedhje, vjedhje pas vjedhje. Janë taksat tuaja. Dhe ne duhet t’i japim një përgjigje të merituar atij për këto, shumë shpejt” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

LSI ndryshon emrin e partisë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të parisë. Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet s...

19:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI