Flash

Gary Neville ironizon Inter përmes një postimi: tifozët zikaltër tërbohen, ata të Juve e Milan zbaviten

Lapsi.al 25 July 2022
Gary Neville ironizon Inter përmes një postimi: tifozët
Që kur i vari këpucët në gozhdë dhe u përfshi në rolin e tij të ri si opinionist për TV britanik, Gary Neville nuk humbet kurrë një mundësi për të lëshuar shigjetimet e tij të shpërndara në drejtime të ndryshme, përmes postimeve acaruese në rrjetet sociale. E me postimin e tij të fundit në Twitter, ish-mbrojtësi i Manchester United, tani një komentator i SkySports UK, ka tërhequr në lojë nga hiçi Interin, duke zemëruar tifozët zikaltër. Gary Neville e pa të arsyeshme të etiketonte Interin, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një përdoruesi që ishte krejtësisht jashtë (me sa duket) nga bota e futbollit: "Cilat janë llogaritë më të mira për t'u ndjekur në bonot italiane/problemet bankare?", kishte pyetur Dominic Cummings. E jashtëzakonshme dhe në dukje e palogjikshme, përgjigja e ish-lojtarit të kombëtares së Anglisë: “Inter”, ka shkruar ai në një mënyrë mjaft të përmbledhur. Një tag që fshihte një ironi delikate dhe dëshirën për tu tallur me klubin zikaltër që po lufton me disa probleme financiare. Referenca e Neville ka të bëjë me krizën post-pandemike të grupit Suning, i cili kishte detyruar klubin të shesë disa lojtarë të rëndësishëm verën e kaluar. Përgjigja ironike e ish-mbrojtësit nuk është pëlqyer aspak nga tifozët e Interit, të cilët janë derdhur në llogarinë e tij, duke e mbushur me komente fyese. Ka nga ata që kanë theksuar se Manchester Utd me siguri nuk po lulëzon, dhe nga ata që e kanë tallur atë për aventurën e tij të vetme, katastrofike si trajner në Valencia. Mirëpo, ka edhe nga ata që e vlerësuan postimin e tij tallës, me shumë tifozë anglezë, por edhe tifozë të Juventusit dhe Milanit, që janë argëtuar shumë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI