Flash

Meta flet për “non gratën” e Berishës: Janë përrallat e Edi Ramës

Lapsi.al 25 July 2022
Meta flet për “non gratën” e Berishës: Janë

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas shpalljes non grata të Sali Berishës nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.

“Nuk di arsyet e një vendi tjetër. Ata kanë arsyet e tyre. Nuk ka asnjë arsye për të mos zbatuar vullnetin e votuesve të Partisë Demokratike. Këto janë historitë dhe përrallat e Edi Ramës. Gratat dhe non gratat e Shqipërisë janë përrallat e Edi Ramës.

Do bëhem me çdo njeri që është për referendumin. Dhe jam i bindur që kurrë Edi Rama nuk mund të jetë për referendumin. Nuk ndryshon asnjë vendim i asnjë vendi asnjë qëndrim për sa më takon mua.

Kemi një marrëveshje ekstradimi me SHBA, nëse kanë një problem ta marrin ta ekstradojnë atje. Punë e tyre. Shumë mirë ka bërë që e ka shpallur non grata. Çfarë rëndësie ka kjo për popullin shqiptar”, - tha Meta në Open.

Ai u shpreh se është i hapur për bashkëpunim me çdo forcë politike që mbështet referendumin kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Protesta është zemra e demokracisë. T’i japim fund përgjumjes dhe fjalës ç’më duhet mua. Na duhen të gjithëve. Do ta përmbush këtë përgjegjësi se të gjithë përgjegjësitë e tjera.

Bashkëpunim me të gjithë që janë për referendumin parë ta përmbysur këtë regjim. Për t’i dhënë fund këtij sistemi, me të gjithë që janë për votën e lirë. Së pari shoh Partinë Demokratike si partneren kryesore sepse e tillë është situate.

Derisa ishte ai zotëria tjetër isha i bindur për rolin e tij. PD është në një proces të opozitaarizmit dhe shpresojmë ta përmbushim këtë proces. Do luftojmë parimet demokratike.

Edhe nga Zelanda e Re të bëhet kjo ka të bëjë me parimet e mia të demokracisë. Problemi im kryesor është shpallin non grata këtë regjim. Qëllimi im është që populli shqiptar të mbretërojë përmes referendumit. Në rezolutën e fundit thuhet duhet miratuar ligji për referendumet”, - u shpreh Meta.

Të këshilluara

LSI ndryshon emrin e partisë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të parisë. Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet s...

19:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI