Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

“Rama edhe te satelitët të shkojë nuk shpëton dot”/ Berisha: Do përballesh me uragan protestash

Lapsi.al 25 July 2022
“Rama edhe te satelitët të shkojë nuk shpëton

Në një deklaratë për mediet, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lëshuar një sërë paralajmërimesh për Edi Ramën, Ahmetajn, Veliajn e Agaçin. Berisha tha se Ahmetaj është i përfshirë në skandalin e inceneratorëve, madje ka qenë iniciatori i nismës për të vjedhur paratë e shqiptarëve. Kësisoj ai i bëri thirrje Ahmetajt që të mos tentojë të largohet “pasi më keq do të gjejë. Të njëjtën gjë Berisha paralajmëroi edhe për Engjëll Agaçin.

Duke mos kursyer në fjalën e tij as kryeministrin Rama e kryebashkiakun Veliaj, Berisha ka paralajmëruar protesta shumë shpejt.

"Rama, edhe në ata satelitët që po porosit po të shkojë, në mënyrë absolute do të bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë e të tjera. Shko ku të duash dhe prapa diellit, Ahmetaj mos merr mundimin me u largu se do rëndohesh shumë. Kjo vlen po kaq për Agaxhin, për mashtruesin me shkrim, që deklaron se Autoriteti Kontraktues shpalli, pa shpall asgjë. Vetëm një grusht hajnash mund të bëjnë diçka të tillë. Dhe padyshim Erion Velinë, mbi të cilin rëndojnë disa vepra penale në këtë aferë, i them bëhu gati se do përballesh me të gjithë forcën e protestës më të fuqishme që ka parë Shqipëria shumë shpejtë. Mund t’i tregosh vendin SPAK-ut ta kërcënosh e trysnish por uraganin e shqiptarëve pritet se po të vjen.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI